Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, është paraqitur me avokat në seancën e Gjykatës Speciale, në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.
Buja bashkë me avokatin e tij, Taulant Hodaj, kanë kundërshtuar Prokurorinë. Kjo lidhur me faktin që Buja ende është si i dyshuar, dhe ka rrezik ta inkriminojë veten me dëshminë e tij.
Në një fjalim që e mbajti në seancë, Shukri Buja tha se prej vitit 2019 kur është ftuar në Hagë, ka qenë në cilësinë e të dyshuarit.
“Në vitin 2019 nga Zyra e Prokurorit të SPecializuar isha i ftuar në intervistim, pa ditur statusin tim si i dyshuar apo dëshmitar. Pas insistimit të aokatëve të I përfundimisht mu treguar vetëm që jam si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk më ka informuar për akuzat që kishin ndaj meje, dhe nuk kanë informuar as avokatët e mi përkundër kërkesave të shumta nga ekipi im ligjor. Kësaj ftese të vitit 2019 iu përgjigja dhe duke pasur parasysh të drejtat e parapara ligjore dhe në konsultim me avokatët e mi e shfrytëzova të drejtën time, që në pyetje të mbrohem në heshtje”, tha fillimisht Buja.
“Në vitin 2020 nga Prokuroria e Specializuar është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të vendit tim, Thaçit, kryeparlamentarit Veseli, ish-kryeprlamentarit Krasniqi, dhe shefit të grupit parlamentar Selimi. Në këtë aktakuzë potenvohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale në të cilën përfshieh anëtarët e shtabit të përgjithshëm, komanandantë të zonave, zv/komandantë të zonave, anëtarë të brigadave. Komanandantë të njësiteve etj. Përfshihet edhe qeveria e përkohshme e Kosovës. Në këtë aktakuzë është theksuar edhe emri im në paragrafin 35 dhe në dy paragrafe të tjera të kësaj aktakuze”, tha më tutje ish-eprori i UÇK-së.
Shukri Buja më tutje tha se ka të drejtën që të mbrohet në heshtje, pasi atij i janë paraqitur deklarata pa datë, dhe deklarata të cilat i ka dhënë pa qenë i informuar për të drejtat e tij.
“Në tetor 2023 jam ftuar si dëshmitar në këtë process gjyqësor, në korespoedencat me Prokurorinë, përmes avokatëve të mi, Prokuroria më ka konfirmuar se jam ende si i dyshuar, ashtu siç më ka konfirmuar edhe në seancat përgatitore. Në dosjen që kam pasur mundësi ta shqyrtojë, ndër të tjera kanë qenë një deklaratë e marrë në vitin 1999-2000, ku unë jam marrë në pyetje nga UNMIK-u. Unë nuk e kam nënshkruar, dhe kësaj deklarate i mungojnë disa pjesë, nuk kam pasur avokat, dhe nuk jam njohur me të drejtat për të pasur avokat. Edhe dy deklarata të mia të dhëna në rastin Limaj, një deklaratë para Prokurorisë në vitin 2003, dhe një deklaratë para gjykatës në vitin 2005. Unë asnjëherë nuk jam informuar për të drejtat e mia si dëshmitar. Unë kam të drejtën time të garantuar me rregullore, për të mos dëshmuar dhe të mos e inkriminojë vetveten. Unë do të analizojë çdo pyetje duke pasur parasysh të drejtën time për të qëndruar në heshtje”, tha Shukri Buja.
Një fjalim qysh në hyrje të seancës e ka bërë edhe avokati Taulant Hodaj. Ai ka thënë se Prokuroria e Hagës e ka shkelur ligjin duke zgjatur hetimet mbi 5 vjet ndaj klientit të tij.
“Klienti im prej vitit 2019 nuk i është dhënë asnjë konfirmim, dhe asnjë sqarim pse ZPS-ja e konsideron të dyshuar. Në fletëthirrjet e Prokurorisë dhe me Email është rikonfirmuar fakti se klienti im mbetet si i dyshuar, çka sygjerohet se ka qenë i përfshirë në vepra penale. Pavarësisht se kanë kaluar 5 vjet, nuk është dhënë asnjë provë, në bazë të rregullës, kur kanë kaluar kaq kohë, Prokuroria duhet të pushojë hetimet ndaj klientit tim sipas rregullores. Deri më sot, Prokuroria këtë gjë nuk e ka bërë, Prokuroria duhet të pushojë hetimet ndaj klinetit sipas rregullës 47, duke ditur se nuk ka dalur asnjë aktakuzë që nga vitit 2019, dhe ka kaluar afati i ligjshëm që do të duhej të respektohej nga Prokuroria”, tha Hodaj, raporton Nacionale.
“Gjatë seancës përgatitore, Prokuroria na informoi se klienti im është i dyshuar, për shkak të dëshmive në rastin Limaj, nëse në atë kohë ka pasur dyshime, Prokuroria është dashur t’i vërtetojë dyshimet, e jo t’i shtyjë me vite. Sidoqoftë, vetëm në vitin 2019 u informua për here të parë klienti im për cilësinë e tij si i dyshuar. Gjatë kësaj dritare 5-vjeçare, që nga 2019, klienti im ende njihet si i dyshuar, por nuk ka pasur asnjë përfundim. Nuk janë respektuar detyrimet ligjore, dhe kjo përbën shkelje të kuadrit ligjor në fuqi, si rregull kur hapet një hetim, ky hetim duhet të përfundojë brenda një afati të arsyeshëm. Në këtë gjykim klienti im është thirrur si dëshmitar, megjithatë, ai ruan statusin si i dyshuar”, tha më tutje avokati Hodaj.
Avokati më tutje tha se në gjykim, Buja ka edhe cilësinë e të dyshuarit, andaj ka rrezik të inkriminohet.
“Ai konsiderohet si i dyshuar në këtë gjykim, sepse emri i tij përmendet disa herë në aktakuzë si anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Në versionin publik të dosjes paragjyqësore, përmendet sërish si i dyshuar. Disa nga materialet që ka treguar Prokuroria, janë disa deklarata që nuk kanë date, dhe kanë shumë mospërputhje. Dosjet që lidhen me rastin Limaj, kanë ndodhur kur nuk është informuar për të drejtat e tij si dëshmitar. Në 2019 kur pati statusin e dëshmitarit nga 1999-2000, i ndryshoi statusi dhe u bë i dyshuar pa asnjë akuzë konkrete kundër tij. Ai refuzoi të përgjigjet pyetjeve të prokurorit në atë kohë. Klienti im theksoi në kuadër të materialeve, që në bazë të rregullores nuk është detyruar të jap dëshmi dhe ka të drejtën të ushtrojë të drejtën si i dyshuar, sipas kuadrit ligjor. Kjo heshtje nuk duhet të merret si fajësi apo pafajësi. Z.Buja ka ende statusin e të dyshuarit, në këtë cilësi, ai do të ushtrojë të drejtën e tij sipas rregullës 43 dhe ligjit. Ai mund të ushtrojë të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje. Neni 42 dhe 151 parashohin që personat që janë nën hetim, kanë të drejtën të mos inkriminohen. Z.Buja si dëshmitar, dhe si i dyshuar, ka të drejtë të ushtrojë dispozitat”, tha avokati Hodaj.
Trupi gjykues deklaroi se asnjë dëshmi e thënë në këtë gjykim, nuk do të shfrytëzohet kundër Shukri Bujës.