Shtyhet përsëri seanca paraprake për dosjen Veliaj, avokatët janë në bojkot

Është shtyrë përsëri seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme GJKKO, e cila pritej të zhvillohej këtë të martë, më 21 tetor, për dosjen ku është i përfshirë ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Shkak është bërë bojkoti i avokatëve në rang kombëtar, që do vijojë deri të premten e datës 25 tetor.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.