Shtyhet për 22 dhjetor seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, do të paraqiten video-dëshmi

Të premten e 12 dhjetorit ishte planifikuar të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku të dyshuar janë ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Megjithatë, siç raporton gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Tërshani, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, seanca është shtyrë për datën 22 dhjetor 2025 me fillim nga ora 09:30, raporton Klan Kosova.

E kur kjo seancë të mbahet, është planifikuar të paraqiten pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë dëshmi në këtë proces gjyqësor.

Liridona Ademaj u vra më 29.11.2023 në ora 20:25 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.