Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës

Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë Speciale, i paraparë të mbahej sot, është shtyrë për një datë tjetër.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, e cila tha se intervistimi është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes.

“Intervistmi i z.Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z.Elek”, tha Luta.

Kryetari i Listës Serbe është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

Elek, sipas Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprat penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “thirrje për rezistencë” dhe “bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”.

The post Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës appeared first on Kosovapost.net.