Kanë kaluar 24 orë nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës dhe askush prej zyrtarëve të VV-së nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Derisa opozita, shoqëria civile e qytetarët po protestojnë kundër ngritjes së tarifave për energji elektrik, njerëzit e partisë në pushtet kanë zgjedhur heshtjen.
Ata që para 10 vite proteston në prullen “Qytetarët më të varfër në Evropë po paguajnë faturat më të shtrenjta të energjetike elektrike” tani po heshtin.


Të njëjti nuk kanë bërë zë as në dy herat e parë të shtrenjtimit të energjisë.
Njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile ia ka rikujtuar pushtetit qëndrimet e mëhershme.
Në ditën e shtrenjtimit të energjisë elektrike, analisti Imer Mushkolaj ia rikujtuar Lëvizjes Vetëvendosje komunikatën e vitit 2015, ku vlerësonin se kosovarët paguajnë shtrenjta energjinë elektrike.
Ai ka bërë me dije se sot, me shtrenjtimin e rrymës, Qeveria e Albin Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka publikuar komunikatën e plotë të VV-së të para 10-voteve.
“Ky është një reagim i Vetëvendosjes para 10 vjetësh. Sot qeverisja e Albin Kurtit ua vështirësoi jetën qytetarëve edhe ma shumë, duke ua shtrenjtu rrymën plus 16 për qind. Cep më cep!”, ka shkruar Mushkolaj.
Kurse, Eugen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se zyrtarët e partisë në pushtet i kritikojnë vendimet e gjykatave që janë institucione të pavarur, por jo vendimet e ZRrE-së.
“Po të bëhej fjalë për vendime të gjykatave (si pushtet i ndarë), zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar. Do të kishim parë postime, akuza publike, deklarata të ashpra, e mbase edhe grafite nëpër sheshet e Prishtinës.
Por kur vendimi për shtrenjtimin e energjisë merret nga bordi i ZRrE-së – i përbërë nga anëtarë të emëruar pikërisht nga kjo shumicë parlamentare, dhe që prek drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve – mjaftohen me disa “komente”. Sepse, papritmas ZRrE-ja na qenka rregullator i “pavarur”. Asnjë reagim politik kundër shtrenjtimit. Asnjë qëndrim publik në mbrojtje të interesit qytetar. Vetëm futje e veshëve në lesh. Një qasje që ky pushtet e ka ndjekur sa herë që interesi publik ka rënë ndesh me interesa private”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në “Facebook”.
Zyrtarët i VV-së nuk ka marrë pjesë në asnjren nga dy protestat kundër shtrenjtimit të rrymës.
Madje, eksponnet të pushtetit janë mundtuar të tallen me këto protesta
Mbështetësit të VV-së, Sadri Ramabaja, në emisionin “Debat Plus” është munduar ta tall njërin nga organizatorët e protestës, duke ia shtrembëruar mbiemrin e duke thënë se nuk shkon pas tij.
“Mas Ali Spahiun me shku unë a? Jo more. Kush është ai? Ali kushi është ai i sindikatës?”, ka thënë Ramabaj.
Analistët tjerë e kanë kritikua për këtë gjë Ramabjën, duke thënë se duhet të protestës pavarësisht kush e organizon këtë protestë.