Kanë kaluar 24 orë, por as Kurti e as ndonjë ministër I tij, nuk doli ta përsërisë këtë deklaratë të 1 shkurtit, apo të thotë dicka tjetër lidhur me shtrejntimin e paralajmëruar të energjisë elektrike.
Kjo meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, bëri me dije të premten mbrëma se propozon që çmimi I rrymës të ngritet për 15 përqind.
E derisa nga qeveria nuk ka reagime, janë qytetarët ata që ankohen.
Madje edhe ia rikujtojnë premtimet e dhëna.
Propozimi I ZRrE-së u prit me shqetësim edhe nga përfaqësuesit e bizneseve .
Sikur Oda Ekomike e Kosovës, vletësojnë edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila kërkon nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë
Lajmi nga ZRrE erdhi pikërisht në kohën kur bota e shënon ditën e konsumatorit. E një përfaqësuesi I këtyre të fundit në Kosovë, thotë se Kosova duhet ta luftojë humbjen e rrymës. Selatin Kacaniku e përmend shpërthimin që kishte ndodhur në KEK më 2014, për cka ishte caktuar edhe një ngarkesë në faturat e rrymës.
Sipas njoftimit të ZRrE-së, palët e interesuara mund të japin komente mbi propozimin e rritjes së tarifave deri më 28 mars.
ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.