Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar vendimi e djeshëm të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ai ka ironizuar me Qeverinë Kurti, duke thënë se falë “Qeverisë së shpresës” kësaj here rryma është shtrenjtuar vetëm 16 për qind.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo është përbuzja e radhës e Kurtit për qytetarët.
“Kësaj here, vetëm 16% rritje të çmimit të energjisë falë “Qeverisë së Shpresës” të Albin Kurtit! Ky është argumenti i të indoktrinuarëve të lumtur. Ka kush mendon për ta! Mbasi e panë që përbuzja e qytetarëve të Kosovës u shpërblehet me votë të konsiderueshme (42% para dy muajsh), Kurti me shokë e shoqe ua dhanë përbuzjen e radhës. Të gjithëve, pa dallim, si votuesve të vet, si jovotuesve”, ka shkruar Hamiti.