“Shtrëngoje, s’kam fuqi” – Aldo sqaron videon virale me Rizartën në Big Brother

Aldo Marku ka qenë banori i radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 4.

Regjisori shqiptar ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

I ftuar në ‘Fan Club’, ai ka folur për situatat që kanë ndodhur në shtëpi dhe ato më pikantet.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u pyet gjithashtu edhe për videon virale me Rizarta Hoxhën, ku i thoshte: “Më shtrëngo fort”.

Ish-banorja e sqaroi situatën duke thënë se po flisnin për muskujt e barkut dhe se nuk është ajo që u shpërnda në rrjet.

Aldo po ashtu u pyet për këtë ngjarje dhe mbeti i habitur, duke shtuar se u keqkuptua.

“Nuk ka shans, asgjë të asaj natyre. Asgjë mes e poshtë, jo jo”, tha ai.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura edhe në studion e ‘Fan Club’, në mënyrën se si u interpretua.