Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se propozimi i ZRrE për shtrejntimin e energjisë elektrike për 15%, është një shtrejntim i lartë dhe me këtë do të varfërohet edhe më shumë konsumatori kosovarë, i cili është më i varfëri në Evropë pas Ukrainës.
Shahini në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kosova po bëhet vendi më i shtrenjët sa i përket energjisë elektrike në Ballaknin Perëndimor ku shton se ky vendim nuk duhej të miratohej nga qeveria e Kosovës, sepse sipas tij kjo është një goditje për konsumatorin, biznesin dhe qytetarin e Kosovës.
“ZRRE ka propozuar që të ngriten tarifat e energjisë elektrike për 15% dhe me gjasë që qeveria ia ka miratu një gjë të tillë, sepse bashkëpunimi zrre dhe qeverisë është i ngushtë dhe në këtë drejtim ne si Aleancë Kosovare e Biznesit e kemi vlerësu se është shtrejntim i lartë me këtë do të varfërohet edhe më shumë konsumatorin kosovarë i cili është më i varfëri në Evropë pas Ukrainës. Bizneset po ashtu do ti vënë në një vështërisi të lartë të aktiviteteve të veta ekonomike, sidomos ato që hargjojnë më shumë se 800 kilovat të energjisë elektrike, dhe me këtë Kosova po bëhet vendi më i shtrejnt sa i përket energjisë elektrike sa i përket Ballkanit Perendimorë. Prandaj ky vendim është një vendim i cili nuk do të duhet që tia miratonte qeveria e Kosovës Zrre dhe me këtë drejtim e vlersojmë se kjo është një goditje për konsumatorin, biznesin dhe qytetarin e Kosovës.”, tha ai.
Tutje ai thotë se shtrejntimi i energjisë elektrike mund të ndikoj te bizneset me rirtjen e çmimit qoftë në shërbime apo prodhime, i cili thekson se bizneset nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër përpos ti nënshtrohen tarifave të reja dhe të kalkulojnë me çmime të reja.
Shahini shton se shpesh konsumatorët kanë hatërmbetje me biznese, por tregon se qeveria nuk e mbështet as prodhuesin vendor dhe as konsumatorin.
“Nga shtrejntimi i energjisë elektrike mund të rrit biznesi cmimet qoftë në shërbime apo prodhime sepse në fund të fundit edhe shtrejntimi i energjisë edhe takast i faturohen konsumatorit, prandaj ne vlersëojmë se bizneset nuk kanë se cka të bëjnë tjetër përpos ti nënshtrohen tarifave të reja dhe të kalkulojnë me cmime të reja. Kosova mbi 90% është vend importues i gjitha produketeve përfshirë edhe energjinë elektrike prandaj shpesh konsumatorët kanë hatërmbetje në biznes por qeveria nuk e mbështet as prodhuesin vendor e as konsumatorin”, përfundoi Shahini.