“Shteti po i shkel të drejtat e personave të palëvizshëm”

Personave që janë  të paaftë të përkujdesën për veten, iu duhet edhe personi kujdestar.

Kështu po thotë Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, pasi që në rastin e Fahrije Osmanit edhe pse e palëvizshme iu refuzua një kërkesë e tillë.

Sipas Shalës kjo është e padrejtë mos kthimi i përgjigjes për ankesën e saj tash e 7 muaj.

Sipas tij duhet të kenë kujdes institucionet në rastet e tilla kur kanë persona me probleme shëndetësore.

Sipas tij vonesa për kaq muaj ndaj një personi që ka bërë ankesë ndaj institucionit të Zyrës për Pensione në kuadër të Ministrisë së Financave përbënë shkelje ligjore.

Zonja Osmani që tash e një vit ka mbetur në karrocë thotë që mund të bëj kërkesë për ndihmë juridike falas pasi që mund të sqarohet rasti e saj lidhur me statutin e saj.

E sipas përfaqësuesit të KMDLNJ-së mund të  bëjë që të rritet dinamika apo përshpejtohet kthimi i përgjigjes për ankesën e saj për njohje të personit kujdestar.

Kjo situatë pa njohjen e një të drejte që mbase i takon me ligj në rast se kësaj zonje po iu bëhet e padrejtë ia vështirëson jetën dhe cilësinë e jetës pa përkujdesjen e nevojshme.

Dita kur u realizua intervista me Behxhet Shalën lidhur me rastet e pensioneve shëndetësore kur  personave të tillë iu bëhet e padrejtë ishte e marta e 11 dhjetorit ,e  rastisi të ishte edhe dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Pra mbase shkelje e të drejtave të njeriut po në ditën kur do duhej të promovoheshin e mbroheshin ato.

Shala përmes kësaj interviste bëri thirrje për respektim të ligjit pasi që po rastisë që vet institucionet po e shkelin ligjin./klankosova.tv