Shteti ia çel dyert e vilës së Radojiçiqit Adelina Ismailit për spot, RTK bën propagandë: Po përcjell mesazh dashurie për vendin

Në edicionin e sotëm të lajmeve, Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka raportuar për projektin e ri muzikor të këngëtares Adelina Ismaili.

Siç raporton RTK’ja, klipi i këngëtares është xhiruar në disa lokacione të ‘’veçanta’’ të veriut të vendit.

Nga raportimi i RTK’së, aty shihet se klipi i Ismailit është xhiruar për një pjesë edhe në villen e Milan Radojçiqit.

 

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”