“Trofeun” për shtetin më të lumtur për këtë vit e merr Finlanda.
Jo vetëm që ka një kryeqytet të pasur me krijime gastronomike, festën spektakolare të Dritave të Veriut dhe shtëpinë e Santa Clausit, por për të dytin vit shpallet si shteti më i lumtur në botë.
Sipas raportit të Lumturisë Botërore, në vend të dytë renditet Danimarka dhe më pas ndiqet nga Norvegjia, Islanda dhe Hollanda.
Shtetet më të lumtura në botë:
1. Finlanda;
2. Danimarka;
3. Norvegjia;
4. Islanda;
5. Hollanda;
6. Zvicra;
7. Suedia;
8. Zelanda e Re;
9. Kanadaja;
10. Australia.
Shtetet më pak të lumtura në botë:
1. Sudani i Jugut;
2. Republika Afrikane Qendrore;
3. Afghanistani;
4. Tanzania;
5. Ruanda;
6. Jemeni;
7. Malawi;
8. Siria;
9. Botswana;
10. Haiti.
/oranews/