Një shtetas i huaj ka njoftuar në Polici se skuteri i tij është vjedhur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se hetimet mbi rastin kanë nisur, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar policinë se në oborrin e QKUK-së i është vjedhur skuteri. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.










