Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, dje është ndaluar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
I dyshuari është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.