Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, iu gjetën 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.

Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

The post Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, iu gjetën 5 mijë e 800 shirita me diazepam appeared first on Kosovapost.net.