Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti pritet që sot të mbajë një konferencë për media me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Konferenca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Para dy ditësh, Hoti i siguroi përfaqësuesit e SBASHK-ut se Qeveria në detyrë do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit.