Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë e Donald dhe Melania Trump me Mbretin dhe Mbretëreshën e Britanisë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Zonjës së Parë të ShBA’së, Melania Trump me Mbretin dhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Charles dhe Camilla.

Fotografia është shprepur gjatë vizitës së dytë shtetërore të Trump, ku është pritur me nderime të larta. Sot është dita e fundit e vizitës së presidentit amerikan në Britani.

Trump ka thënë se ndjehet shumë i nderuar nga kjo vizitë dhe pritja që i është bërë nga familja mbretërore./Reporteri.net