Shtëpia e Bardhë publikon foto të Trumpit me Zelenskyn: Po shpëtojmë mijëra jetë

Shtëpia e Bardhë ka ndarë një fotografi bardhë e zi të presidentit amerikan, Donald Trump, së bashku me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Mbishkrimi i bashkangjitur është një citat i presidentit amerikan nga bisedimet në tryezë të rrumbullakët, duke iu referuar marrëveshjes që Amerika ka me NATO-n, e cila u lejon kombeve të blejnë armë amerikane për t’ia dhënë Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.

Trump thotë se SHBA nuk po e bënë këtë sepse është “një marrëveshje shumë e mirë”.

“Ne jemi këtu për të shpëtuar mijëra jetë”, shton ai.