Shtëpia e Bardhë ka dërguar një plan të gjatë për të përfunduar luftën në Gaza.
Klankosova.tv sjell disa nga pikat kyçe që po qarkullojnë nëpërmjet Reuters janë:
- Nëse të dyja palët bien dakord për propozimin, lufta do të mbyllet menjëherë, me pezullimin e të gjitha operacioneve ushtarake – përfshirë bombardimet ajrore dhe artilerike.
- Izraeli nuk do të aneksojë ose të pushtojë Gazën.
- Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza, dhe ata që dëshirojnë të largohen do të jenë të lirë ta bëjnë këtë dhe gjithashtu do të mund të kthehen.
- Një plan zhvillimi ekonomik i Trumpit “për të rindërtuar dhe rigjallëruar Gazën” do të krijohet.
- Brenda 72 orëve nga pranimi i propozimit nga Izraeli, të gjithë pengjet e mbetur – të gjallë dhe të vdekur – do të kthehen.
- SHBA do të krijojë një dialog midis Izraelit dhe palestinezëve “për të rënë dakord për një horizont politik për bashkëjetesë paqësore dhe të begatshme”.
- SHBA do të bashkëpunojë me partnerët arabë dhe ndërkombëtarë “për të zhvilluar një forcë stabilizuese ndërkombëtare të përkohshme që do të dislokohen menjëherë në Gaza”.
- Anëtarët e Hamasit që do të angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe do të dekomisionojnë armët e tyre, do të marrin amnisti.
- Pasi të lëshohen të gjithë pengjet, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur me dënim të përjetshëm dhe gjithashtu 1,700 palestinezë të arrestuar pas 7 tetorit 2023.
- Hyrja dhe shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë pa ndërhyrje nga palët, përmes Kombeve të Bashkuara.
- Hamas dhe grupet e tjera do të bien dakord të mos kenë asnjë rol në qeverisjen e Gazës, qoftë drejtpërdrejt ose indirekt.