Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt bëri të ditur se i dërguari i presidentit, Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff ka zhvilluar një takim produktiv me kryeministrin izraeli, Benjamin Netanyahu.
Ajo shtoi se takimi është përqendruar në ushqimin dhe ndihmat në Gaza, raporton BBC, transmeton kk.
Leavitt njoftoi gjithashtu se Witkoff do të shkojë nesër për të inspektuar vendet e shpërndarjes së ushqimit në Gaza.
Tutje, bëhet e ditur se edhe ambasadori Mike Huckabee do të jetë gjithashtu i pranishëm.
The post Shtëpia e Bardhë: I dërguari i Trumpit do ta vizitojë nesër Ga*zën appeared first on Kosovapost.net.