Në 24 orët e fundit në Shqipëri shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar po ashtu edhe për 876 të infektuar të rinj nga koronavirusi, nga testimi i 3512 mostrave.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 503 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 74.567 persona, 1339 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 45.383, ndërsa janë 27.845 raste aktive.