Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se furnizimi me barna dhe material shpenzues në Klinikën e Onkologjisë ka qenë në nivelin 90% gjatë periudhave të mëparshme, ndërsa tani është në nivelin rreth 80%.
ShSKUK ka thënë se produktet që mungojnë janë në procedurë të prokurimit, për disa nuk ka pasur ofertues.
Tutje, ShSKUK ka bërë të ditur se të gjitha procedurat janë riinicuar dhe pritet që të sigurohet edhe furnizimi me këta artikuj që aktualisht janë në mungesë.
“Sa i përket shërbimeve të dializës, theksojmë se nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të punës. Shërbimi i dializës po funksionon normalisht si në njësinë e dializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Lidhur me mungesat e tjera, të raportuara në medie, ShSKUK thekson se për një pjesë të konsiderueshme të tyre tashmë janë lidhur kontratat për furnizim dhe pritet që procesi i furnizimit të realizohet shumë shpejt. Ndërkohë, disa lëndë vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që po shkakton vonesa për t’u furnizuar”, thuhet në njoftimin e ShKUK-së
The post ShSKUK: Furnizimi me barna në Onkologji është në nivelin rreth 80% appeared first on Kosovapost.net.