Kozeta Miliku është shqiptarja që është vlerësuar nga prestigjiozja The Globe and Mail si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada.
Në intervistën ekskluzive të dhënë për për gazetarin Xhensil Shkëmbi, korçarja tregon vlerësimin e marrë në Kanada ndërsa shton se gjetjet e saj lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3 vjeç janë kthyer në temë diskutimi në gjithë vendin.
“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare. Fusha që unë studioj është origjina e sëmundjeve, kryesisht obeziteti dhe astma. Në këtë artikull janë cituar dy prej publikimeve të mia, një prej tyre ushqimet ultraprocesuara, që i gjen lehtë në supermarkete, ato kanë efekte negative në shëndet”, thotë ajo.
Jeta e Milikut ka qenë midis Korçës dhe Tiranës, ku kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë.
Rezultatet e larta i siguruan asaj një bursë nga Komiteti Europian në Holandë.
Suksesi do të vijonte, pasi në vitin e fundit do t’i ofrohej një vend pune në Kanada, pjesë e zyrave qendrore.
“E kam menduar rikthimin, me ka shkuar në mendje, jo për aspektin e vlerësimit por në Shqipëri i kemi të gjithë”, thotë Kozeta.
Kozata është nënë e një vajze tre vjeçe. Ky status në jetën e saj mund të jetë një arsye më shumë që vajza e saj të rritet pranë familjarëve.
Megjithatë, Kanadaja ka arritur ta plotësojë atë, në çdo sektor.
The post Shqiptarja që vlerësohet si një ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada appeared first on Kosovapost.net.