Të mërkurën e javës së kaluar, Gani Hasani nga Likoshani i Drenasit që jeton në Gjermani, thotë se nuk do ta harrojë kurrë.
Më 10 prill, ai e shpëtoi nga djegia një 28-vjeçar gjerman, vetura e të cilit kishte marrë flakë, pasi ishte aksidentuar në qytetin Anzing të Gjermanisë
Gani Hasani, njëri nga shpëtimtarët e parë në aksidentin e tmerrshëm në Anzing të Gjermanisë, i cili u plagos rëndë gjatë operacionit të shpëtimit, ngjarjen e ka përjetuar me dhembshuri të madhe.
Nga dhembshuria në ndihmë spontane, në të vërtetë është vetëm një hap i vogël. E megjithatë, nganjëherë njëra dhe tjetra duket se janë shumë larg në shoqërinë tonë, shkruan “Merkur”, përcjell Shtegu.com.
Për shumë njerëz, madje hapi drejt empatisë është shumë larg. Kjo është provuar nga sjellja e shumë vozitësve që kaluan vendndodhjen e aksidentit në A 94, në Anzing të Gjermnaisë, të mërkurën. Atje, për shkaqe ende të panjohura, një 28-vjeçar ishte përplasur me veturën e tij në një shtyllë të urës dhe vdiq në vendngjarje.
Shqetësimi i shumë personave ishte përkufizuar në kurreshtje. Ata më tepër kanë dashur të shohin një vozitës duke u djegur në veturën e tij se sa të ndihmonin. Fakti që tre shpëtimtarët e parë po përpiqeshin me shumë panikë për ta shpëtuar viktimën nga vetura Renault Clio e shkatërruar dhe e djegur, kurreshtarët i bëri edhe më emocionues.
Në të vërtetë, më 14 prill kishte ndodhur aksidenti i tmerrshëm, me ç`rast Visar Morina (39), së bashku me Gani H. (56) dhe një person tjetër e kishin tërhequr viktimën nga vetura në djegie e sipër.
Tani, Ganiu është ftuar nga një familje gjermane për një drekë, sa për ta rehabilituar nga ajo që kishte përjetuar pas aksidenit.
“Edhe gruaja ime dhjetë vite më parë ka përjetuar se si një i aksidentuar i vdiq në duar, pasi ishte përplasur për veturën e saj”, rrëfen mikpritësi që dëshiron të ndihmojë bashkëshorten e tij. 15 vite më parë, ai dhe bashkëshortja e tij e kishin shpëtuar nga vdekja edhe një fqinj, duke bërë përpjekje për ta ringjallur dhe ai mbijetoi.
“Të dy incidentet na kanë lënë trauma, por ne ishim me fat që kemi kontaktuar me familje dhe miq, me ç`rast flasim, flasim, flasim dhe për këtë arsye kujtimet e rënda po i lëmë pas edhe pa ndihëm e ndonjë terapeuti”, thotë mikpritësi 52-vjeçar.
Edhe shpëtimtari i dytë, i cili ishte i pari në vendngjarje menjëherë pas aksidentit është shqiptar nga Kosova, informon Shtegu.com. Bëhet fjalë për Visar Morinën me shtetësi gjermane dhe vozitës i kamionit: “Unë u përpoqa ta ndaloj veturën. Askush nuk e bëri këtë”, pohon Visar Morina (39) nga Karlsfeldi. “Unë tentova ta ringjalli, por ishte shumë vonë dhe veprimi zgjati shumë kohë. Më vjen keq për familjen e tij”, spjegon shpëtimtari shqiptar, i cili tani ka nevojë për të ndihmuar vetveten e tij:” Asnjëhere nuk do të më hiqen ato pamje nga koka. Pas aksidentit, ato po më largojnë nga realiteti”, thotë ai dhe dëshiron të kërkojë mbështetje psikologjike. Për këtë arsye, Visari i është drejtuar policisë. “Unë përjetova çdo gjë dhe askush nuk ndërmori asgjë”, përfundon ai.
Reagimet me sjelljen e shpëtimtarëve shqiptarë ka shkaktuar një diskutim të madh në rrjetet sociale dhe në faqen e Facebook-ut të gazetës Ebersberger Zeitung, është propozuar që ata të nderohen me medalje. Një propozim i tillë i është dërguar edhe këshilltarit Robert Niedergesäss