Një shqiptar i ka vendosur flakën qelisë së tij në burgun e Sienës.
Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e San Gimignano.
Shqiptari mësohet se kishte qenë në izolim kur i ka vendosur flakën dyshekut të fjetjes, çarçafëve dhe batanijes.
Sipas shefit të gardianëve, brenda pak minutash ajri u bë i rëndë dhe e bëri të vështirë edhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Tre policë janë dërguar në spital.
Si pasojë e tymit dhe flakëve, ka pasur edhe frikë në burg, për shkak të ndonjë pasoje apo edhe revolte.