,

Shqiptarët nisin kundërfushatën ndaj Daçiqit dhe serbëve: #KosovoIsBeautiful, mobilizohuni!

Ka disa ditë që në Serbi ka filluar një fushatë me moton “Kosova është Serbi”.

Ideja e tyre, të cilën e ka përqafuar edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, është që në sa më shumë monedha të huaja të shkruhet Kosovo is Serbia, që kjo ide të shpërndahet sa më shumë nëpër botë.

Fushata serbe vjen pas asaj simpatikes të kosovarëve #Justemergedoutofthewoods e cila erdhi pas deklaratave të Bërnabiqit se “shqiptarët janë njerëz të malit”.

“Ma merr mendja që nëse mobilizohen shqiptarët dhe miqtë e tyre të kundërpërgjigjen duke shkruar në monedha “Kosovo is beautiful”, së shpejti kjo do të bëhej trend botëror, si dhe reklamë për Kosovën si shtet i bukur për të gjithë. ? Pra, shkruaje në kartmonedhë “Kosovo is beautiful”, fotografoje dhe publikoje në rrjetet sociale me hashtagun #KosovoIsBeautiful

Nëse pajtohesh – #shpërndaje #KosovoIsBeautiful”. Këtë ide e ka dhënë para pak çastesh gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi.

Le të nis kjo fushatë!

Related Posts