Nga 5 korrik deri më 7 korrik, në kuadër të takimeve të festës së Cyrihut janë organizuar vallëzime folklorike të shumë nacionaliteteve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Kësaj radhe Shqipërinë dhe Kosovën e kanë prezantuar SHKA “DARDANIA” nga Winterthuri, që vepron tash e 25 vjet përmes këngës dhe valles kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Për tre ditë me radhë shqiptarët, por edhe të nacionaliteteve u bënë bashkë, duke kënduar e vallëzuar.
Madje, nuk munguan as zviceranët duke vallëzuar së bashku me shqiptarët, valle tradicionale shqiptare.