Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria fiton 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”, në një ndeshje miqësore. Ndeshja nis me një përplasje kokë më kokë mes Dakut dhe Al Hourani, por për fat të mirë nuk ka asgjë shqetësuese për të dy lojtarët, të cilët vijojnë ndeshjen normalisht.
Në minutën e 4-të, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, topi devijohet nga një lojtar i Jordanisë, por portieri i tyre tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 10-të, Asani jep një pasim spektakolar për Dakun, por sulmuesi kuqezi nuk e mbërrin dot në kohë.
Në minutën e 18-të, Jordania pati shansin e artë për të kaluar në avantazh pas një topi të kthyer mbrapsht nga Balliu, por Dajsinani tregohet fantastik dhe ndal goditjen e Al-Tamari.
Në minutën e 27-të, Jordania kalon në avantazh, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e kuqezinjve. Al Rashdan shënon me kokë pas topi të një ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN
Në minutën e 40-të, kuqezinjtë barazuan shifrat me golin e Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi pasi mori një top të bukur në krah, kaloi në mënyrë fantastike kundërshtarin dhe asistoi në zonë për Dakun, por para sulmuesit kuqezi, ishte mbrojtësi jordanez që shënoi autogol. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë, 1-1. Pjesa e dytë nis me tre zëvendësime nga Sylvinho, debutojnë Klinsman Cake dhe Nazmi Gripshi. në lojë edhe Ylber Ramadani. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti. Në minutën e 52-të, Bajrami kishte një mundësi të mirë për të gjetur golin nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës.
Në minutën e 61-të, del Daku, futet Broja. 4 minuta më vonë, pas një topi të mrekullueshëm të Asllanit, Broja shmanget bukur dhe kalon me klas portierin jordanez dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 75-të, ishte Arbër Hoxha që shënoi një gol fantastik nga distanca, duke i çuar shifrat në 3-1. Pas mori një top në krah, Arbër Hoxha kalon kundërshtarin pa problem dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje spektakolare. SHIKOGOLIN
Në minutën e 78-të, del Balliu dhe futet Elseid Hysaj. I gjithë stadiumi në këmbë për shkodranin, i cili ka qenë fantastik në ndeshjet e fundit. Elseid Hysaj me ndeshjen e sotme, bëhet futbollisti me më shumë paraqitje me fanellën e Shqipërisë, 94. Në minutën e 80-të, Nedim Bajrami shënon golin e katërt. Pas një asisti fantastik të Brojës, Bajrami e kishte të lehtë të dërgontë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutat e fundit, Jordania shënoi edhe golin e dytë. Rezultati përfundimtar, Shqipëri-Jordani 4-2. Tani kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në mes të nëntorit, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, atë në transfertë ndaj Andorrës dhe ndaj Anglisë në “Air Albania”.
The post Shqipëria nuk e diskuton Jordaninë, fitore bindëse e kuqezinjve (video) appeared first on Telesport.