Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se kanë nisur hapat për regjistrimin e flisë si produkt STG (Specialitet Tradicional i Garantuar).
Regjistrimi siguron mbrojtjen e recetës autentike shqiptare të flisë, si një nga pasuritë më të çmuara të traditës gastronomike shqiptare.
”Regjistrimi i FLI-së si produkt STG, (Specialitet Tradicional i Garantuar). Kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të FLI-së si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike shqiptare”, ka shkruar Rama./Reporteri.net