Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në prononcim për mediat.
“Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar goxha në qarkullimin e topit. Ndërkohë vlen edhe që jemi përmirësuar në pjesën e dytë të ndeshjes. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli është 90 minuta.
Më shumë gabime kemi bërë një pjesën e parë, kemi shpërdoruar shumë. Laçi ishte shumë i lodhur dhe duhej një zëvendësim i detyruar. Futbolli është i tillë ku luan me tre sulmues dhe nuk fiton, luan me një sulmues dhe fiton. Kemi shpërdoruar 45 minuta.
Objektiv vendi i dytë? Nëse teorinë, pra ato në letër nuk i hedh në fushë, edhe po të ishim ekip si Gjermania apo Brazili, përsëri nuk e kapnim dot objektivin. Por sigurisht që ne u futëm në fushë për fitoren.
Shumë të gabuar në pjesën e parë, në pjesën e dytë ekipi po shtynte para për të shënuar gol. E theksoj se nuk është formacioni, por qasja e lojtarëve që kanë në fushën e lojës.
Qasja ishte e gabuar, pjesa e parë ishte ashtu. Mund të pësonim dhe një gol ku mund të ishim në disavantazh”, u shpreh Sylvinho.
The post Sylvinho: Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar shumë appeared first on GazetaBlic.