Humbja 2-1 ndaj Polonisë la shije të hidhur në kampin kuqezi, por trajneri Sylvinho u shfaq krenar për paraqitjen e të tijve, duke theksuar shpirtin e garës dhe nivelin e treguar përballë një kundërshtari të fortë: “Unë jam shumë i trishtuar përbrenda, kam qenë kështu edhe si lojtar, nuk dua të humbas. Pastaj është lojë futbolli, mund të ndodhë gjithçka, kemi bërë ndeshjen tonë.
Të mbërrish në një fushë të rëndësishme dhe të luash si i barabartë ndaj një ekipi të rëndësishëm si Polonia… Mua më ka dhënë kënaqësi në fushë, pastaj fitohet, humbet… E rëndësishme është të vish këtu dhe të luash i si barabartë me Poloninë, ndaj jam krenar për djemtë. Futbolli është rezultat, jam i trishtuar brenda meje, por kjo është jeta, futbolli.
Ne kemi bërë ndeshjen tonë, unë nuk ‘vë baste’ për këtë apo atë lojtar, nuk e bëj, nuk duhet. Punohet bashkë tri ditë, shihen video, ndiqen lojtarët dhe bëhet ndeshja gati. Jam i lumtur me lojtarët në fushë, shënuam, kishim mundësinë për dy gola të tjerë. Pas ndërrimeve, ndoshta dy minuta më vonë kishim mundësi tjetër, ky është futbolli.
Këto dy lojtarë që na shënuan, nëse kthehesh 4 vite më parë, në ndeshjen e fundit të Polonisë ndaj Suedisë, ishin të njëjtët. Shihni se cilët na shënuan, kush janë, ku luajnë? Shënoi Lewandowski e Zielinski, janë lojtarë të mëdhenj. Ne si skuadër, si komb, kemi luajtur si të barabartë me ta, çfarë mund të them? Krenar për të gjithë lojtarët, kanë djersitur. Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, kishim mundësinë ta mbyllnim ndeshjen, është lojë, ky është futbolli.
Pse Pilo në vend të Hoxhës? Sepse skuadra kundërshtare është shumë e fortë. Është një skuadër që luan lehtësisht në Europian e Botëror, ishin 60 mijë njerëz, janë gati, e kanë detyrim kualifikimin. U zhvillua ndeshje e barabartë, jam i kënaqur për skuadrën e lojtarët. Tri vite më parë, askush nuk mund të thoshte që kjo skuadër mund të shkonte në Europian e “play off” të Botërorit. Unë jam krenar për të gjithë, është një rrugëtim që duhet ndjekur, nuk është e thjeshtë. Kemi punuar shumë, është rrugëtim dhe duhet durim”.
E ardhmja? Unë vetëm mendoj ndeshjen e radhës. Ndihem i trishtuar, e kam thënë, sepse jam kështu unë. Duhet të pres, të flej, të mendoj për ndeshjen tjetër. Duhet të shkojmë në Valencia, kemi ndeshje të rëndësishme dhe pastaj të shohim. Unë vetëm mendoj për ndeshjen. Pastaj, pas korrikut të shohim. Unë mendoj të shkoj në Valencia e të luaj me Ukrainën, ta mbyll këtë moment. Pastaj të kthehem, sepse kam kontratë deri në korrik e pastaj të shohim. Nuk kam asnjë mundësi të shoh për asnjë gjë tjetër. Do të shohim deri ditën e fundit e pastaj të vendosim.
A luajnë ata më në formë? Çfarë do të thotë ‘në formë’? Luan më i miri që mendoj unë. Ne shkuam në Europian me lojtarë që ishin jashtë skuadrës me klubet. Nuk jemi Brazili, në aspektin që duhet të bëjmë këto hapa. Ky është një hap i trishtë, por është një hap, një proces. Për fat të keq nuk kemi mundësinë të shohim tri opsione për pozicion, kush është me më shumë minutazh, kush luan me Realin, etj…
Nuk jemi ne të tillë, luan më i miri nga ata që mendojmë ne. Rezultatet janë një Europian dhe jemi këtu pranë një kualifikimi në Botëror. Sipas meje kanë luajtur më të mirët që mendonim ne. Ky është realiteti ynë, këto janë rezultatet. E përsërit që jam krenar për të gjithë lojtarët, që vijnë pa minuta me klubet e tyre dhe bëjnë 90 minuta si të barabartë ndaj Polonisë. Nuk mund t’u them asgjë”.
The post Shqipëria luan si e barabartë, por “vret” ëndrrën. Sylvinho: Jam i trishtuar, por edhe krenar appeared first on Telesport.










