Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të Eurovision 2026, i cili këtë vit po mbahet në Vjenë.

Këngëtari shkodran Alis, arriti të sigurojë një vend në natën finale pas paraqitjes së tij në gjysmëfinale me këngën “Nan”.

Alis e përfaqësoi Shqipërinë në mënyrë dinjitoze, duke sjellë para publikut evropian një baladë emocionale që u vlerësua për interpretimin dhe mesazhin e saj.

Performanca e tij u shoqërua me një atmosferë të ndjerë dhe një koncept skenik që preku një temë të ndjeshme, duke rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe duke nxitur reagime pozitive edhe në rrjete sociale.

Si rezultat, kur u lexua lista e shteteve që kaluan tutje, Shqipëria ishte një nga vendet e shpallura të kualifikuara për finalen e madhe, e cila zhvillohet të shtunën.

Ky sukses shënon edhe një tjetër arritje për Shqipërinë në këtë kompeticion, pasi është viti i dytë radhazi që vendi ynë arrin të prekë finalen e madhe të Eurovisionit, duke konfirmuar një vazhdimësi të mirë në skenën evropiane të muzikës.