Shqipëria krijoi në 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës në rajon

“Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama duke cituar raportin e Bankës Botërore.

Kryeministri theksoi se “papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh se morëm detyrën”.

“Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa ne. Krenar për PS-në”, tha Rama.