Shqipëria i bashkohet Kosovës dhe 11 shteteve tjera në programin britanik për trajnim ushtarak të ukrainasve

Shqipëria është bërë vendi i trembëdhjetë që i bashkohet Operacionit Interflex, programit trajnues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për personelin ushtarak ukrainas. Kosova i ishte bashkuar këtij programi qysh në fillim të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, përmes një postimi në platformën “x”.

Kjo ministri njoftoi se Shqipëria i është bashkuar programit Interflex, duke u bërë kështu vendi i 13-të pjesëmarrës.

Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, programi veçse përfshin vendet si Kosova, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Estonia, Lituania dhe Rumania.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë me Ukrainën për sa të jetë e nevojshme”, u tha në këtë postim.