Shqipëria hap negociatat me BE

Raporti i Komisionit Evropian që do të publikohet të martën e 17 prillit do të propozojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Sipas mediave gjermane që kanë arritur të kenë një kopje të raportit pohojnë se Komisioni përkrah perspektivën e zgjerimit dhe se këto vende kanë bërë progres të dukshëm.
Sipas gjermanëve vendet e rajonit tani duhet të shfaqin vendosmëri të fortë për progres për vendimtar dhe të pakthyeshëm.
Mali i Zi dhe Serbia po shënojnë progress për negociatat, por ende nuk ka një datë për pranimin në BE. Për të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, raporti përmend korrupsionin dhe krimin e organizuar si një problem i përhapur. Rajoni mbetet një rrugë e rëndësishme hyrjeje për kontrabandën e drogës, armëve dhe njerëzve në Bashkimin Evropian.
Pas prezantimit të raportit që shefja e diplomacisë së BE, Federika Mogherini, do të bëjë në Shqipëri, do t’i takojë vendeve anëtare të pranojnë apo jo rekomandimin, vendim ky që do të jepet në muajin qershor. Kushti i vetëm që kishte Shqipëria në progres-raportin e vitit 2016, ishte zbatimi i ligjit të vetingut. /Ora News.tv/