Bernard Nikaj i PDK’së ka uruar Shqipërinë që sot hap grupkapitullin e fundit në negociatat me BE’në. Ai shton se rruga drejt BE’së nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë mbresëlënëse.
Nikaj ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për punën e tij.
“Sot, kur Shqipëria po hap grupkapitullin e fundit në negociatat e saj me Bashkimin Evropian, dua të uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për këtë sukses të shkëlqyer. Kam pasur mundësinë ta shoh nga afër progresin – sfidat, përpjekjet dhe vendosmërinë – që e kanë çuar Shqipërinë në këtë moment historik. Rruga drejt BE-së nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse. Një bravo e madhe për Kryeministrin Edi Rama, si dhe për secilin e secilën që ka dhënë kontributin e vet në këtë arritje të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërise.”











