Shqipëria po luan ndaj Serbisë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026.
“Kuqezinjtë” që po përkrahen nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në stadium, pas një ngërqi në fillim të ndeshjes, morën kontrollin e ndeshjes dhe patën iniciativë më të madhe.
Depërtimet e Arbër Hoxhës e Armando Brojës ishin të rrezikshme për serbët, ndërsa afër golit ishin Mario Mitaj nga distanca dhe Rei Manaj në dy tentime.
Elseid Hysaj në fund të pjesës së parë e fitoj penalltinë kur u pengua në zonë nga Samarxhiq, por Rei Manaj dështoj nga pika e bardhë për të shënuar.
Rrjetat heshtën në pjesën e parë, me Sylvinhon që sigurt do të ndryshojë diçka në përbërje.
The post Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.