Shqipëria ka barazuar pa gola me Serbinë në “Air Albania”, në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026 të shtunën mbrëma.
“Kuqezinjtë” që u përkrahën nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në stadium, pas një ngërqi në fillim të ndeshjes, morën kontrollin e ndeshjes dhe patën iniciativë më të madhe.
Depërtimet e Arbër Hoxhës e Armando Brojës ishin të rrezikshme për serbët, ndërsa afër golit ishin Mario Mitaj nga distanca dhe Rei Manaj në dy tentimre
Elseid Hysaj në fund të pjesës së parë e fitoj penalltinë kur u pengua në zonë nga Samarxhiq, por Rei Manaj dështoj nga pika e bardhë.
Rrjetat heshtën në pjesën e parë, me Sylvinhon që ndryshojë më pas krejt fazën sulmuese, duke sjell Mirlind Dakun, Nedim Bajramin e Myrto Uzunin, në vend të Arbër Hoxhës, Armando Brojës e Rei Manajt.
Shqipëria e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, ku Armando Broja depërtoi rrezikshëm në zonën serbe, por askush s’ishte që ta dërgonte topin në rrjetë.
Për herë të tretë në ndeshje, gjyqtari italian Davide Massa u detyrua ta ndërpret për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve. Ai u kërkoi të dy kapitenëve që ta qetësojnë situatën.
Shqipëria iu afrua sërish golit.
Nedim Bajrami ka lëshuar rast të artë në minutën e 72-të. Pas asistimit të bukur të Mirlind Dakut, Bajrami gjuajti zbehtë.
Për Shqipërinë ky është barazimi i parë në grup, pas një humbjeje dhe një fitoreje, me katër pikë në vendin e dytë të grupit K.
Ndeshjen e radhës kuqezinjtë e zhvillojnë të martën në udhëtim te Letonia.
The post Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.