Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
Top Channel bën me dije se sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.
Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit, veç djegies totale të stallës, paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta. /TopChannel