Shqipëri-Poloni live në Klan Kosova, sonte nga 20:45

Sonte nga ora 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj, teksa përballet me Poloninë në kuadër të play-off-it për Kupën e Botës 2026.

Kjo përballje vendimtare do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova, ndërsa interesimi i tifozëve shqiptarë pritet të jetë i madh, duke marrë parasysh rëndësinë e sfidës.

Në rast të një fitoreje ndaj Polonisë, Shqipëria do të sigurojë kalimin në finalen e play-off-it, ku do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Suedisë dhe Ukrainës, ndeshje kjo që po ashtu zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Raportimet nga Varshava njoftojnë për numër të madh tifozësh shqiptarë që kanë vërshuar rrugët, e atmosferë e njëjtë pritet të mbretërojë edhe brenda tribunave.

Kuqezinjtë synojnë të bëjnë historinë duke siguruar një hap tjetër drejt kualifikimit në Botërorin 2026, një arritje që do të kishte peshë të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar.

Të gjitha sytë sonte do të jenë te kjo përballje vendimtare, që mund të përcaktojë fatin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Kupës së Botës. /Klankosova.tv