Shqipëri, 130 raste të reja, 4 humbje jete dhe 23 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 130 raste të reja me COVID-19, katër me përfundim fatal dhe 23 pacientë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë – 72, pasuar nga Shkodra me 13, Fieri 6, etj.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime. Janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054. Aktualisht ne spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë, ku 23 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve të intubuar. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen dy qytetarë nga Tirana, të dy 85-vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID-19 “Shefqet Ndroqi” edhe dy qytetare: një 79-vjeçare nga Mirdita dhe një 81-vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftim.