Pas kërcënimeve me vrasje ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti nga kandidati për deputet në radhët e Nismës, Haxhi Hoti ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dorëzuar kallëzim penal.
Vetëvendosje thotë se gjuha e krimit nuk ka vend në politikë.
“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

E reagimeve të shumta sonte u është bashkuar edhe anëtarja e PSD-së dhe ish deputetja, Shqipe Pantina, shkruan Ballkani.info.
Ajo thotë se nëse prokuroria vend të merret me raste të tilla, do të ishte mirë që të mos ndalej vetëm me Hotin e Nismës. Ajo ka kërkuar që prokuroria t’i shikoj profilet e zyrtarëve të partive tjera, sidomos të fituesvë të zgjedhjeve, duke aluduar në Vetëvendosjen, partisë që i takonte deri para një viti e gjysmë.
Postimi i plotë i Shqipe Pantinës:
Sikur te ishte vetem nje “Haxhi Hoti” ndoshta edhe do te vlejke me reagu, por sa “trima” e “ te mencur” si ky i kemi degju e lexu tek benin thirrje per “Avni Rrustema” me shpetu popullin nga “tradhetaret”, do duhej me ndejt veq duke reagu e denoncu. ( nje “block profile” merr me pak kohe)
Nese prokuroria vendos me u marr me raste te tilla, mire do ishte mos te ndalej vetem me kete Haxhiun e Nismes. Le te shiqoj nga pak edhe profilet e zyrtareve te partive tjera ( e sidomos te fituesve) Facebook eshte perplot me te tille!
Apo kjo eshte “liria e shprehjes” sic e pat cilesuar Kryeministri ne ardhje nje deklarim te ngjashem te nje deputeti te partise se tij.
https://www.facebook.com/shpantina/posts/10157935657738535