Shqetësimi në Kçiq të Madh: Maskat, s’dihet kah erdhën e as kah shkuan

Njetin e vizitës së tyre nuk e di askush.

As nga erdhën e nga po shkonin tre personat e maskuar e të armatosur por që rruga ju ra nga fshati Kçiq i Madh të dielën mbrëma.

Ata i panë fshatarët, por dëshmi janë edhe xhirimet e kamerave të sigurisë së njërës nga shtëpitë e lagjes Fejza.

Të panjohurit e maskuar nuk janë identifikuar nga askush edhe banoret nuk i njohin.

Kjo vizitë e të paftuarve, që përfundoi pa ndonjë incident, ka shkaktuar frikë tek fshatarët që rastin e lajmëruan në polici.

E këta të fundit janë duke e hetuar por në rrethanat aktuale i thanë televizionit se nuk mund të japin detaje të hollësishme.