“Shpresoj t’ju shkojë mirë kundër Dortmundit”; Hojlund ironizon postimin e festës së Atalantës

Fundjava e Serie A vazhdon të shoqërohet me polemika arbitrale, edhe java e 26-të nuk bëri përjashtim. Një nga ndeshjet më të diskutuara ishte Atalanta-Napoli, e përfunduar 2-1 për vendasit, ku vëmendja u përqendrua te dy vendime të kontestuara mes arbitrit dhe VAR-it: fillimisht anulimi i një penalltie dhe më pas anulimi i një goli. Në të dy episodet protagonist ishte sulmuesi danez Rasmus Hojlund.

Megjithatë, lojtari duket se i ka pranuar vendimet me sportivitet, edhe pse disa e kanë interpretuar reagimin e tij si një lloj provokimi në rrjetet sociale. Pas përfundimit të ndeshjes dhe shpërthimit të polemikave, Hojlund komentoi në një postim të Atalantës në Instagram, ku shfaqeshin festimet e skuadrës pas sfidës.

Sulmuesi i Napolit shkroi në anglisht: “Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Shpresoj t’ju shkojë mirë kundër Borussia Dortmundit në mesjavë”.

 

The post “Shpresoj t’ju shkojë mirë kundër Dortmundit”; Hojlund ironizon postimin e festës së Atalantës appeared first on Telesport.