Shpiket pajisja e cila monitoron pacientët nga distanca me wireless

Njerëzit me koronavirus mund të ndiqen nga distanca falë një pajisje që monitoron frymëmarrjen, lëvizjet dhe gjumin përmes sinjaleve wireless, sipas kompanisë Boston MIT dhe Laboratorit të Inteligjencës Artificiale.

Pajisja, që do të instalohet në mur, quhet “Emerald” dhe tashmë është përdorur në disa spitale dhe shtëpi të moashuarish për të monitoruar pacientët, përfshirë një të prekur nga COVID-19.

Pajisja, shpjegon MIT, lexon sinjale wireless në mjedis duke përdorur inteligjencën artificiale për të monitoruar sinjalet jetësore, lëvizjet dhe pushimin e natës. Instaluar në dhomën e personit të prekur nga Covid-19, ai i lejoi mjekut të ndjeke përparimin e tij: frekuencën e frymëmarrjes nga 23 në 18 në minutë, si dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Pajisja, thekson MIT, është në gjendje të monitorojë disa njerëz në të njëjtin mjedis pa rrezikun e ngatërrimit të tyre, dhe për të identifikuar probleme të tjera të frymëmarrjes, për shembull apneat e natës./atsh