Shpëtohet në Shëngjin pushuesi nga Ferizaj

Një ngjarje e rëndë sapo është parandaluar në stacionin e plazhit “Anteg Resort” në Shëngjin.

Vrojtuesi i Plazhit ka vënë re një person i cili ka pësuar gjendje të fikëti sapo ka hyrë në kontakt me ujin. Si pasojë ai ka rënë pa ndjenja në uje duke rrezikuar të mbytej.

Vrojtuesi e ka evidentuar menjëherë dhe ka ndërhyrë duke e nxjerrë nga deti dhe duke i dhënë ndihmën e parë personit, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca.

Pushuesi nga Ferizaj i Kosovës me inicialet, B.B, i moshës 35 vjec ndodhet tashmë jashtë rrezikut per jeten dhe po merr ndihmen e specializuar mjekesore prane spitalit rajonal, Lezhe.

https://www.facebook.com/vrojtuesiteplazhit/photos/a.284810968615590/728260084270674/?type=3