Shpë*then De Laurentiis: Stadiumi “Maradona” është si tualet, mafia synon të kontrollojë klubet

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka shpërthyer, duke e quajtur stadiumin “Diego Armando Maradona” një katastrofë: “Stadiumi ynë është si tualet. Milani dhe Interi fitojnë deri në 14 milionë euro në një mbrëmje Champions-i, ndërsa unë, në atë tualet, arkëtoj maksimumi 3 milionë. Si mund të blej lojtarë prej 50-60 milionë euro për të konkurruar kështu?”

Ai theksoi se problemet datojnë që nga “Italia 1990”, kur “te ‘San Paolo’ bënë një katastrofë dhe vodhën para”. Sipas tij, rinovimi i stadiumit do kishte “një ndikim ekonomik shumë të madh” për klubin.

De Laurentiis kërkoi një stadium të ri “brenda qytetit dhe me shumë parkime”, duke ironizuar idenë e transportit publik: “Kush thotë se tifozët vijnë me mjete publike, gënjen. Ata duan të vijnë me makinën e tyre dhe ta gjejnë atë të sigurt pas ndeshjes”.

Ai sulmoi politikën që “nuk kupton asgjë nga futbolli” dhe paralajmëroi për rreziqet mafioze: “’Ndrangheta, mafia dhe Kamorra duan të marrin klubet”. Në fund, paralajmëroi UEFA-n dhe FIFA-n: “Nëse dobësojmë kampionatet kombëtare, më mirë të bëjmë një kampionat europian e të ndryshojmë rregullat e lojës”.

The post Shpë*then De Laurentiis: Stadiumi “Maradona” është si tualet, mafia synon të kontrollojë klubet appeared first on Telesport.