Shpërthimi në Ibër-Lepenc: 11 muaj nga sulmi në Varagë, s’ka aktakuzë

Muret e reja po kujdesen që asnjë pikë uji të mos depërtojë jashtë tyre.

Ato u vendosen në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, janarin e këtij viti, kur u sanuan tërësisht dëmet që u shkaktuan nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi 29 nëntorin e vitit të kaluar, raporton Klan Kosova.

E kur po bëhet gati një vit prej sulmit që pati ngjallë frikë e kaos, për të po thuhet se nuk u fol edhe aq shumë publikisht, njofton Klankosova.tv.

Kritik ndaj institucioneve qendrore në këtë drejtim është kryetari i komunës, Izmir Zeqiri.

Megjithatë njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, është i mendimit se institucionet morën mësim nga Banjska ndaj nuk e bënë publike çdo gjë.

Dy të dyshuarit, Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë duke u mbajtur në paraburgim nga dhjetori i vitit të kaluar, derisa institucionet e drejtësisë janë duke punuar që rasti të marrë epilog.

Për këtë sulm ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë. /Klankosova.tv