Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Dhjetë shpërthime janë dëgjuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar Srinagar në pjesën e Kashmirit të administruar nga India.

Shpërthimet pasuan ndërprerjet e shkaktuara nga predha të shumta, të cilat u panë në qiell mbi qytetin Jammu të administruar nga India më herët.

Bëhet e ditur se kjo vjen pasi tensionet midis Indisë dhe Pakistanit përgjatë vijës së kontrollit rreth rajonit të Kashmirit kanë vluar gjatë kësaj jave, duke çuar në frikën e një konflikti më të gjerë, shkruanskynews, përcjell Telegrafi.

Të mërkurën në mëngjes India kreu sulme me raketa në Pakistan dhe pjesë të administruara nga Pakistani të rajonit të diskutueshëm.

Raportohet se hakmarrja vjen disa javë pasi 26 persona, kryesisht turistë indianë, u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur në një pjesë të Kashmirit muajin e kaluar.

Ndryshe, qeveria në Indi tha se goditi nëntë objekte “infrastrukture terroriste”, ndërsa Pakistani tha se nuk ishte i përfshirë në sulmin e prillit dhe se vendet nuk ishin baza militante. /Telegrafi/