Një shpërthim ka ndodhur disa minuta më parë në një rrugë të qytetit francez Lyon dhe ka lënduar së paku tetë persona, raportojnë mediat franceze.
Sipas raportimit të mediave franceze bëhet me dije se nga shpërthimi kanë mbetur të paktën 8 persona të plagosur, përfshirë edhe një fëmijë.
Ndërsa, mësohet se nga shpërthimi i bombës janë dëmtuar këmbësorë edhe nga grimca metalike.
Policia franceze thotë se besohet që ka qenë një bombë e montuar dhe që ka shpërthyer me telekomndë, hetimet për rastin po vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar.
“Prefekti i regjionit dhe prokurori i republikës janë në vendin e ngjares”, ka njoftuar policia franceze. Incidenti ka ndodhur në këndin e e rrugës Victor Hugo dhe rrugës Sala, që është ndodhen në zemër të Lyonit. Një perimetër i sigurisë është vënë rreth zonës. Policia ka kërkuar nga banorët që të mos kalojnë afër kësaj zone.